Transmetuar më 24-10-2017, 22:10
![](https://noa.al/newsImages/2017/10/658709__original.jpeg)
Ish-kryeministri Berisha thotë se dosjen e ‘Habilajve’, ku del në përgjime edhe ish-ministri i Saimir Tahiri, e bëri publike në Shqipëri kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit thotë Berisha, e dorëzoi dosjen në Top Channel.
“Meritën për hetimin e dosjes ‘Habilaj’ e ka Antimafia italiane, ndërsa për publikimin e saj e ka Edvin Kristaq Rama.
“E dini ju, kush e çoi në Top Channel dosjen? Unë ju garantoj që të parët që kanë marrë dosjen nga Edvin Kristaq Rama, është Top Channel”, deklaroi ish-kryeministri i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ .
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)