Transmetuar më 24-10-2017, 17:07

Një vajzë e re në Tiranë ka rënë pre e abuzimit seksual ndaj saj. Gjithçka ka ndodhur kundër dëshirës së vajzës rreth një javë më parë.
D.I., 21 vjeç, banues në Valias i Ri, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, është vënë nën hetim.
Ai akuzohet se më 16 tetor, në banesën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare.
Ka qenë e mitura ajo që ka bërë denoncim në polici, duke bërë që i dyshuari të shpallet në kërkim.
Për shkak të natyrës delikate të çështjes, detaje të mëtejshme të ngjarjes nuk bëhen me dije.
Po ashtu nuk dihet as arsyeja se pse e mitura ka bërë denoncim kaq vonë. /a.y/noa.al