Transmetuar më 23-10-2017, 19:47

Oriana Cama ka qenë pjesë e tre formateve të njohura, “Portokalli”, “Apartamenti 2XL” dhe së fundmi Al Pazar”.

Ajo ka spikatur me rolet e saj në formatet ku ka performuar, ku fillimisht ra në sy personazhin e Donës, që e nisi në “Portokalli”.

Oriana i ka surprizuar të gjitha me lajmin e fundit rreth saj teksa është martuar në një ceremoni të fshehtë në Itali.

Aktorja e njohur ka postuar një foto në llogarinë e saj në Facebook, ku shfaqet e veshur nuse, përkrah me të atin.

Fotografinë ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Dashnia ime! Tullaci im!”

E megjithatë ajo e ka lënë surprizë partnerin me të cilin ka lidhur jetën./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd