Transmetuar më 23-10-2017, 18:26

Të kalosh rrugën duke parë celularin? Mund të të kushtojë rëndë! Të paktën kështu ndodh në kryeqytetin e Hawaii, Honolulu.

Këshilli komunal i Honolulusë ka aprovuar një ligj kundër “smartphone zombies”, gjë që ka të bëjë me kalimtarët që kalojnë rrugën duke parë celularin.

“Të hutuarit” do të ndëshkohen me një gjobë që varion nga 15 deri në 99 dollarë. Shuma varet nga herët që policia do e kapë kalimtarin duke parë telefonin, teksa kapërcen rrugën.

Të vetmit që do i shpëtojnë këtij ndëshkimi, janë ata që do të arrijnë të provojnë se po e përdornin telefonin për të kërkuar ndihmë.

Kryebashkiaku i Honolulu, Kirk Caldwell, deklaroi se u detyrua të firmosë një ligj të tillë, pasi numri i personave të përfshirë në aksident në vijat e bardha, po bëhet shumë shqetësues. /a.y/noa.al