Transmetuar më 23-10-2017, 13:56

Është bërë e zakonshme tashmë që në rrugët e Tiranës të gjesh çdo gjë. Edhe këtë fundjavë, ndërmarrjet nën varësi të Bashkisë së Tiranës kanë punuar për evadimin e inerteve të cilat kanë zënë hapësirat publike.

Siç mund të shikoni edhe nga këto foto të realizuara në rrugët e kryeqytetit, punonjësve u është dashur që të largojnë që nga mobiliet e vjetra të cilët qytetarët i kanë nxjerrë jashtë përdorimit nga shtëpitë e tyre, e deri tek gomat për zënien e vendeve të parkimit.

Por një nga problemet e hasura më shpesh, janë edhe inertet.

Edhe pse ligji ngarkon qytetarin që pas kryerjes së punimeve në shtëpi të bëjë dhe largimin e inerteve, jo të gjithë tregohen të përgjegjshëm sikurse është ky rast në rrugën "Shyqyri Bërxulli", ku u është dashur punonjësve dhe automjeteve të Bashkisë që të largojnë inertet. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd