Transmetuar më 21-10-2017, 10:04

Një histori prekëse që ka emocionuar një botë të tërë. Vogëlushja me emrin Charly, e sjellë në jetë nga Christy Keane, në gusht 2017, lindi e shurdhët.

Prindërit e saj bën të pamundurën që vogëlushja të mund të dëgjonte, duke e pajisur vogëlushen me një aparat dëgjimi për fëmijë.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin, kur vogëlushja dëgjon për herë të parë zërin e ëmës teksa i thotë “përshëndetje”.

Në fillim vogëlushja trembet, ndërsa më pas i mbush sytë me lot. Nëna amerikane nga Virginia, i thotë “Të dua” dhe vogëlushja reagon duke buzëqeshur.

Këto pamje po bëjnë bujë në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me shpejtësi. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd