Transmetuar më 20-10-2017, 22:02

Ka një shprehje që thotë se, “shpresa vdes e fundit”. Kjo mishërohet më së miri në një rast të veçantë, ku një familje prej 12 vitesh kishte qarë për vajzën e saj të humbur, por më pas ndodhi mrekullia.

Ajo u rikthye në shtëpi.

Sabrina Allan është vajza e cila u kthye shëndoshë e mirë tek prindërit e saj, të cilët nuk i kishin shuar shpresat, pavarësisht se që nga viti 2002 nuk e kishin parë, dhe nuk kishin asnjë shenjë nga ajo.

Fëmijët e familjes Allan kërkonin vazhdimisht motrën e tyre të madhe, dhe pyesnin të atin përse nuk mund ta shihnin atë.

Dhe kur ajo u kthye në shtëpi, gëzimi dhe buzëqeshja mbizotëruan momentin. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd