


Në vijim të deklaratave për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, Lulzim Basha ka postuar në faqen e tij në facebook një foto.
Siç edhe e shikoni, aty pasqyrohet një mjet lundrues, i cili është vendosur mbi një kamion.
Basha e shoqëron edhe me një fjali të shkurtër ku shkruan: Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone që është hequr sot nga porti ka qenë e Tahirit”.
Nuk dihet se kush është autor i kësaj fotografie, ashtu sikundër nuk është e vërtetueshme, deri tani, edhe pronësia e mjetit lundrues.
Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me deklarata dhe replika mes kampeve politike, që vijojnë edhe pas vendimit për ta shtyrë për ditën e nesërme marrjen e një vendimi për z. Tahiri.
Ky i fundit ka deklaruar se do të presë deri në fund për të dalë e vërteta, duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
Por, opozita thotë se u vërtetuan denoncimet e katër viteve rresht për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës. /k.k/noa.al/