Transmetuar më 20-10-2017, 11:30

Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ka qenë duke punuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Krujë.

33-vjeçari E.Sh., me banim në Krujë, duke u ngjitur në skelën e një kantieri ndërtimi ku punonte, e ka zënë korrenti dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i administratorit të shoqërisë së ndërtimit, Pjetër Prela 59 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd