Transmetuar më 18-10-2017, 10:20



Një person i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari, u vu në prangat e policisë së Fierit këtë të martë, pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh ndaj tij.
I akuzuari është Erald Xhukiçi, 34 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ai akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion 30-vjeçaren D.M., banuese në Fier.
Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese