Transmetuar më 17-10-2017, 12:10

Rashel Kolaneci është larguar nga Xing me Ermalin, siç u zbulua që para së shtunës kur ajo nuk ishte në studio.

Programi ishte shumë argëtues edhe pse munguan ndërhyrjet e vajzës joshëse, por ajo ka krijuar një vend aty dhe të gjithë mendojnë që duhet të zëvendësohet që ai vend të mos mbetet bosh.

Panorma Plus me anë të një shkrimi të publikuar në faqet e saj thotë që Rasheli mund të zëvendësohet nga një tjetër vajzë joshëse. Suplementi i gazetës ka përmendur Egi Vrekon si zëvendësuesen e Rashelit.

Egi njihet gjithashtu për format e saj trupore, por nëse zgjidhet ajo, atëherë do të kemi një ndryshim të madh në natyrën e flokëve.

Egi është tashmë pjesë e stafit të Xing me Ermalin. Ajo është një nga vajzat që merr pjesë në kamerat e fshehta me Sonin. Ende asgjë nuk dihet. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd