Transmetuar më 17-10-2017, 10:37

Aurela Gaçe, duke hapur pakot e ditëlindjes, ka marrë edhe një dhuratë speciale nga vjehrra që duket se i ka munguar. Një palë syze ekstravagante dhe të guximshme, fiks sipas stilit të saj.

Natyrisht, edhe e ëma e Skerdit e njeh tashmë natyrën e nuses së saj, ndaj edhe në zgjedhje dhuratash nuk mund të gabonte.

Gjithsesi, Aurela e ka falënderuar edhe publikisht ndërsa ka postuar në profilin e saj një foto me syzet e reja.

“Ç’më dhuron vjehrra mua, syze fiks për mua ëë? Thonë që krushqia ngjan pa bëhet”, shkruan këngëtarja krah fotos.

Mes dhuratave të tjera në adresë të saj, Aurela ka falënderuar edhe miqtë e tjerë. Kushërira dhe njëkohësisht kunata e saj Gerta Mahmutaj, stilisti Joni Peçi, miken e saj Eli Fara e shumë të tjerë, gjithashtu i kanë bërë dhurata speciale këngëtares. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd