Transmetuar më 17-10-2017, 07:32

Pas largimit të Fiori Dardhës, në Dance With Me, mbrëmjen e djeshme sfidoi veten në kërcimin e saj të parë në skenë Rudina Dembacaj.

Rudina Dembacaj u bë shpejt një prej aktoreve më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut.

Roli i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në “Portokalli” u bë karakteri i saj identifikues.

Por edhe shumë personazhe të tjerë që ajo provoi në spektaklin e humorit e kthyen në një prej aktoreve më të duartrokitura.

Aktorja e njohur e humorit i është bashkuar së fundi kastit të DWM ku do të shfaqë një profil tjetër të panjohur nga publiku. /b.l/noa.al/