



Një i ri e la shoqen e tij që të digjej deri në vdekje, ndërsa mori një taksi dhe u largua me shpejtësi në autostradë për në spital.
I riu kishte pësuar lëndime të vogla, por në makinën e aksidentuar ndodhej edhe një vajzë e quajtur Harleen Kaur Grewal, e cili humbi jetën.
Saeed Ahmad, 23 vjeç, u përfshi në një aksident me makinën Infiniti G35, në një nga autostradat e Nju Jorkut.
Ai arriti të largohet automjetit pasi u përfshi flakët, por mikesha e tij, Harleen Grewal, 25 vjeçe, mbeti e bllokuar, e cila u dogj e gjallë.
Në mbrojtje të tij ka dale vëllai, Waheed Ahmad.
Duke folur për “New York Post”, Waheed tha: “Ai nuk u largua nga vendi i ngjarjes dhe humbi telefonin e tij në makinë dhe ishte i paaftë për të thirrur ambulance. Ai u përpoq që ta nxirrte jashtë. Kështu i dogjën duart, këmbët dhe qafa.
Ai nuk mundi ta nxirrte jashtë, zjarri u bë shumë i çmendur, duke djegur kaq shpejt”. /k.k/noa.al/