Transmetuar më 15-10-2017, 14:01
Ky është momenti kur dy hajdutë vjedhin për 45 sekonda një makinë BMW që kushton 50 mijë sterlina.
Ata përdorën një pajisje të veçantë që çakordon sistemin e sigurisë së automjetit dhe bllokon rënien e alarmit.
Ngjarja ka ndodhur në Londër, ku kanë ndodhur disa vjedhje të automjeteve luksoze duke përdorur këtë pajisje të veçantë.
Pronari i makinës, një biznesmen, tha se kishte rreth një muaj që e kishte blerë automjetin.
Ai thotë se po flinte kur dëgjoi zhurmën e motorit të makinës së tij. Biznesmeni tregon se e kuptoi menjëherë që ishte BMW-ja e tij dhe shkoi në oborr, por nuk gjeti gjë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd