


Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka mbushur ditën e sotme plot 73-vjeç.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkuan se ka hyrë në vitin e katërt të vjeshtës së tij si pranverë, ndërsa nuk ka lënë pa falenderuar edhe familjen.
“Miq, sot 73 vjeç! Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë! Mirënjohje të pakufishme për familjen time dhe të gjithë ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij”, shkruan Berisha.
Sali Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Viçidol, (Shqipëri) aktualisht është deputet në Kuvendit të Shqipërisë.
Njihet si presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur nga një parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike në vitet 1992-1997.
Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989.
Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës. /b.l/noa.al/