Kryeministri Edi Rama replikon me komentuesit, duke iu përgjigjur reagimeve të tyre.
Një komentues në rrjetin social Facebook, e ka pyetur se çfarë oferte bën në telefon që nuk i mbaron asnjëherë dhe kjo ka marrë një përgjigje të paparë nga Kryeministri.
Ai e ka ironizuar për mënyrën e të shkruarit, duke i thënë se ka ngatërruar “ofertën”.
Qytetari: Ju që keni kaq shumë ofertë në celularin tuaj, dhe bëni vidio drejt për drejtë, me tregoni ju lutëm ku i morët lekët për ofertë? Dhe çfar oferte perdorni ju?
Rama: Dedë unë nuk bëj video (jo vidio) drejtepërdrejtë (shkruhet bashkë jo me copa) prandaj të lutem (jo te lutëm) mos ngatërro ofertën e ERTV me ofertën e celularit tënd, siç ngatërrove qobanin me Myzeqenë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd