
Kryeministri Edi Rama vijon me “dorë të hekurt” ndaj administratës dhe kryesisht ndaj pozicioneve drejtuese.
Duke folur ditën e sotme nga Vlora, ai paralajmëroi largimin e të gjithë drejtorëve të shkollave.
Ai tha se gjendja e arsimit në vend ka ndryshuar, por jo mjaftueshëm, duke thënë se në jo pak raste në nivelet e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave, është konstatuar nivel injorance.
“Këta drejtues shkollash janë nën nivelin e mësuesve dhe për këtë arsye do të ftohen 300 mësuesit më të mirë që të drejtojnë këto shkolla në vend, të cilët kanë dalë fitues në testimin kombëtar”, u shpreh Rama.
Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse këta mësues janë simpatizantë të Partisë Socialiste apo jo, duke thënë se mësuesit më të mirë “janë yll në ballë për qeverinë” dhe ata duhet të jenë në drejtim. /a.y/noa.al