Transmetuar më 13-10-2017, 22:04

Në përfundim të seancës, që ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, Parlamenti ka miratuar projektligjin për pakicat kombëtare.

Ky projektligj u votua me 117 vota pro,dhe vetëm një kundër.

Kundër propozimit të mazhorancës ka votuar kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë, drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

Një ditë më parë, projektligji në fjalë shkaktoi përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku më të ashpë ishte replika mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Parlamenti po ashtu, miratoi me 116 vota pro edhe ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. /k.k/noa.al/