Transmetuar më 13-10-2017, 17:08

Kohë më parë simptomat e shtatzënisë ishin goxha të vështira për tu zbuluar por tani teknologjia dhe avancimi i mjekësisë na kanë mundësuar që ta zbulojmë shtatzëninë që në muajin e parë.

Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas marrëdhënies (nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një jave ose më pak. Për këtë arsye, deri atëherë asnjë test shtatzënie nuk mund të dalë pozitiv. Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.

Lodhja

Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje

Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë

Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë

Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Ndjeheni keq në mëngjes

Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Hundë të zëna

Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke

Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzënë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Ndryshime në gjoks

Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë. /b.l/noa.al/