Një bande kriminale në Itali i ka ardhur fundi me arrestimin e dy anëtarëve të fundit. Operacioni i policisë italiane i koduar "Il Casorale" nisi vitin e kaluar.
Banda e drogës furnizonte me kokainë klientët e zonës Arezzo, Toscana të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije emrat e shqiptarëve të përfshirë në këtë bandë: Erald Avduli lindur në Berat 26 vjeç, Aurel Braho 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, lindur në Fier, 32 vjeç si dhe një shqiptar tjetër me inicialet H.L., 27 vjeç.
Avduli dhe Braho ishin dy personat e fundit të arrestuar dhe u dënuan me 8 vite burgim për trafik droge.
Policia në Arrezo në 30 nëntor 2016, gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.
Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L., dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës. Rezultatet e hetimit përfunduan më 19 shtator 2017. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd