
Hodhi të dashurën nga dritarja e banesës së katit të dytë, por po aq i rëndë sa ky veprim ishte edhe argumentimi i tij.
Një shqiptar i moshës 40-vjeçare Ardi T., ka dalë këtë të enjte në Gjykatën e Dyseldorfit në Gjermani, ku ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij.
Ai akuzohet se ka hedhur nga dritarja shtëpisë dy katëshe të dashurën e tij 24 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja ka mbetur e paralizuar.
Prokuroria ka kërkuar 11 vit e gjysmë burg për shqiptarin, ku krahas akuzës për plagosjen e saj akuzohet edhe për tregti droge.
Në fjalën mbrojtëse të tij 40-vjeçari shqiptar ka mohuar që të ketë gisht në ngjarje, duke thënë se kishte rënë vetë dhe se ai e kishte gjetur në oborr të rrëzuar.
Jo vetëm kaq por ai ka hedhur akuza ndaj ish-të dashurës, duke e akuzuar se i ka vjedhur 1800 euro dhe se ka varësi nga droga. Madje sipas tij, në përpjekje për t’u fshehur, është rrëzuar.
Ngjarja e rëndë është shënuar një vit më parë, ndërkohë ditën e djeshme në seancë u zbuluan detajet e reja. Sakaq gjyqtari për të ilustruar skemën si ndodhi ngjarja, përdori kuba lego për fëmijë. /a.y/noa.al