Transmetuar më 13-10-2017, 08:29



Dalin detaje të reja lidhur me vjedhjen e banesës së nënës së ministrit Damian Gjiknuri, Lirie Gjiknuri.
Vjedhja ndodhi mesditën e së martës, nga persona ende të paidentifikuar ku u vodhën 3 milionë lekë të vjetra dhe disa bizhuteri.
Gjithçka ndodhi në rrugën “Maliq Muça”, mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rrugës së Durrësit, në Tiranë, ndërkohë që në banesë nuk kishte njeri.
Vjedhja nuk ka ndodhur me anë të forcës, por dyshohet se autorët kanë hyrë në ballkonin e apartamentit që ndodhet në katin e tretë të apartamentit.
Mendohet se hajdutët janë ngjitur nëpërmjet hekurave të kateve të mëposhtme, për t’u ngjitur në banesën e 67-vjeçares. /a.y/noa.al
Policia shoqëron dy persona për grabitjen e banesës, flet nëna e Gjiknurit