Transmetuar më 12-10-2017, 19:12

Partizani më në fund ka marrë fitoren e parë në “Superligën Shqiptare”, duke mundur vendasit e Teutës me rezultatin 1-2.

Kanë qenë durrsakët ata që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Dostit në minutën e 17’ të takimit.

Rezultati është barazuar nga Lorenc Trashi në minutën e 44’, ku me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.

Të kuqtë kanë kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Xhevahir Sukaj në minutën e 80’, pas ekzekutimit të një 11-metërshi.

Ndërkaq në takimin tjetër të luajtur pasditen e sotme, Skënderbeu ka marrë një fitore të çmuar përballë Laçit.

Korçarët kanë kaluar të parët në avantazh pas një autogoli të Ademir në minutën e 27’.

Laçianët kanë befasuar vendasit duke barazuar në minutën e 58’, megjithatë e kanë pasur të vështirë të dalin të paktën me një pikë.

Korçarët kanë kaluar në avantazh në minutën e 75’ me anë të Jashanicës dhe duke blinduar vendin e parë me 13 pikë, që ndiqen nga Kukësi me 10 pikë./a.k/noa.al/