Fanatike e një imazhi klasik, nuk prisnim në të vërtetë, që Floriana Garo do bënte ndonjëherë ndonjë ndryshim shumë të dukshëm në pamje.
Megjithatë, me largimin nga televizioni dhe jetën e re në Gjenevë të Zvicrës ka ardhur dhe ndryshimi në flokët e Florianës.
Mos prisni ndonjë model ekstravagant. Thjesht i ka lyer. Megjithatë kjo ngjyrë e kuqe, gati në karotë, edhe pse e theksuar nga filtrat, është një ndryshim i madh për pamjen klasike të Florianës.
Ajo ka ndryshuar disa herë nuancat e flokëve, megjithatë me flokë kaq të kuq nuk e mbajmë mend.
Floriana Garo u fejua, me Enis Dacin, një avokat të ri 32 vjeçar, që drejton një studio avokatie në Gjenevë të Zvicrës.
Ndërsa prej afro një viti e gjysmë, jetonte në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, pas fejesës vendosi të lërë ekranin dhe Shqipërinë, për të nisur një jetë të re me Enisin. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd