Transmetuar më 12-10-2017, 09:29

Dy persona të shumëkërkuar janë vënë në prangat e policisë, të akuzuar për krime të rënda.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Shkodrës vuri në pranga një person të kërkuar për vrasje dhe një tjetër për plagosje.

I arrestuari i parë është Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri Zi.

Ndërkohë i arrestuari i dytë është Tauland Pepaj, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25 qershor të këtij viti në lagjen “Baçallëk” Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri s R. Th., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Ndaj të ndaluarve materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al