Transmetuar më 12-10-2017, 08:16

Prej afro një jave Kryeministri Edi Rama po merret gjatë me promovimin e portalit për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe më konkretisht me çdo kategori të tij.

Kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të enjteje ku është ndalur në dritaren “Fjala ime”, ku qytetarët mund të ndajnë mendime lidhur me reforma apo projekte të cilat janë në diskutim aktualisht.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren ‘Fjala Ime’ në platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të ndarë opinionin mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar”, shkruan Rama në Facebook.

Ai bën me dije se këto e plot të tjera mund të mësohen me një vizitë në platformën online të bashkëqeverisjes, “mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al”.

Këtë postim kreu i qeverisë e shoqëron edhe me një video ilustruese. /a.y/noa.al