Transmetuar më 11-10-2017, 08:22

Një automjet tip “Wolkswagen”, ka shpërthyer pak pas mesnate, në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Menjëherë  në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës  ku kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen me targa AA700IY.

Mësohet se automjeti ishte në pronësi të 60 vjeçares Frida Kopliku, banuese në lagjen "Vojo Kushi", me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore  Rajonale Shkodër.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qenë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz. Policia dhe grupi hetimor po kryhejnë veprimet, për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd