
Një djalë në moshë të re i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e hënë, në Berat.
Në fshatin Galinë, në banesë, është gjetur i varur 25-vjeçari A.Xh., ku detajet e mësuara rreth vdekjes së tij janë prekëse.
Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se i riu vuante prej pesë vitesh dhe kurohej për sëmundjen e skizofrenisë, çka mendohet ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.
Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike prej të ndjerit, për shkak të lodhjes dhe mërzisë nga sëmundja nga e cila vuante, çka e bënte të mos e kishte veten nën kontroll.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për vlerësim për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al