Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:40 në lagjen “Glyfada” në Athinë.
Tvklan.al ka mësuar se shqiptari i vrarë ishte baba i dy vajzave. Roland Shëmbitrasi është me origjinë nga Korça dhe ka jetuar në jetuar në Librazhd.
Më pas, së bashku me familjen ka emigruar në Greqi ku dhe jetonte për disa vite me radhë në Athinë.
Mediat greke thonë se ai ishte bashkëpronar në një lokal nate, ku dhe u ekzekutua. Atentatorët u afruan pranë tavolinës ku ai po qëndronte në verandën e lokalit dhe e qëllan tre herë me armë.
I plagosur edhe mbeti një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me trafikun e drogës. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni në lagjen Glydafa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd