Transmetuar më 09-10-2017, 21:00

Lorik Cana foli eksluzivisht për Supersport, në emisionin “Kuqezi”, para sfidës së Kombëtares Shqiptare me Italinë, në “Loro Boriçi”.

Ja çfarë tha ish-kapiteni legjendë, i intervistuar nga Dritan Shakohoxha.

“Mungoj në formacionin ndaj Italisë? Nuk jam në nivel, duhet të dorëzohem se nuk kam cfarë të bëj! Kanë qenë emocionet dhe ndjenjat më të bukura që kemi pasur. Që pas periudhave të vështira në Kosovë dhe Maqedoni, një faktor që është munduar t’i bashkojë shqiptarët kudo ishte kjo Kombëtare. Të luaja për këto ngjyra ishte kranaria më e madhe dhe ndjesia më e bukur, ashtu si edhe lindja e djalit.”– theksoi Cana për Supersport.

Më tej ish-mbrojtësi u shpreh: “Është absolutisht mëse normale, ato vitë që luajmë duhet të ndjesh fatin dhe kënaqësinë që përfaqëson vendin tënd. Unë sa herë kam veshur fanellën. Doja të largohesha pas Botërorit në Rusi, por problemet shëndetësore nuk më lejuan.”

Tifozët kishin përgatitur një fanellë të madhe me numrin 5 që u shpalos në stadium.

Shihni videon: