Një prej problemeve më të shpeshta që ndodh në kuzhinë, është bllokimi i lavamanit nga yndyra e enëve. Shumë përdorin ilaçe të ndryshme, ka nga ata që përpiqen të gjejnë zgjidhje duke hequr tubin e lavamanit.
Por ka një zgjidhje akoma më të lehtë, dhe që funksionon mjaft mirë. Ajo që ju duhet është soda e bukës dhe pak uthull.
Jo vetëm që do i jepni zgjidhje këtij problem, por do të kurseni edhe më pak para.
Veproni kështu:
Hiqni tapën e lavamanit të bllokuar, dhe më pas masni një gjysmë filxhani me sodë buke. Hidheni në grykën e lavamanit, dhe pas saj shtoni një gjysmë filxhan me uthull. Edhe atë hidheni në grykën e lavamanit me sodë.
Përzierja do të nxjerrë flluska dhe do të marrë me vete çdo gjë që kishte bllokuar lavamanin.
Nëse vini re aroma të pakëndshme shtrydhni gjysmë limoni dhe hidheni te lavamani pasi të keni shpëlarë çdo mbetje të sodës dhe uthullës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd