Transmetuar më 09-10-2017, 14:35

Nisin hetimet ndaj biznesmenit të njohur i cili vepron fuqishëm në jug të vendit. Bëhet fjalë për gjirokastritin Hari Lena.

Në ngarkim të tij iu referuan materialet Prokurorisë së Përmetit, duke bërë që të nisin hetimet në gjendje të lirë.

56-vjeçari nga Gjirokastra akuzohet se tek “Gryka e Këlcyrës” në Përmet, ka tentuar t’i ndryshoi drejtimin një burimi në shtratin e lumit Vjosë.

Po ashtu ai ka ndërtuar një objekt pa leje. Mësohet se fabrika e tij e ujit “Trebeshina” po zgjerohet në të dyja anët e Vjosës, duke sjellë tjetërsime në ekosistem dhe në rrjedhën e ujit.

Bëhet e ditur se për ndërtimin ai nuk ka marrë leje, por pavarësisht kësaj ka nisur punimet. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd