Transmetuar më 09-10-2017, 10:57

Një çift bashkëshortësh u ndaluan në portin e Durrësit, ndërsa ishin nisur drejt Italisë.

Pasditen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi turk, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij.

I arrestuari është Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë N.Aydogmus 34 vjeçe, banuese në Turqi.

Dy bashkëshortët së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /a.y/noa.al