Transmetuar më 08-10-2017, 12:58

Për të pasur gjithmonë fytyrë të freskët, pa rrudha dhe shenja lodhjeje mund të mjaftojë fare pak.

Një maskë e cila mund të përgatitet fare lehtësisht në shtëpi, mund t’iu hyjë në punë, por gjithë çfarë ju duhet është një vezë dhe një kastravec.

Merrni vetëm të bardhën e vezës dhe rriheni deri sa të krijohet shkumë, ndërsa më tej grini një kastravec në rende dhe dy lugë nga kjo masë përziejeni me të bardhën e vezës.

Pasi masa të jetë bërë homogjene aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë të bollshëm.

Në këtë mënyrë mbani larg shenjat e lodhjes, stresit si dhe pastroni dhe rigjeneroni lëkurën.

Po ashtu përmes kësaj maske mund të zhdukni qelizat e vdekura të fytyrës.