Transmetuar më 06-10-2017, 14:20

Pas tragjedisë së tmerrshme të Las Vegas-it fundjavën e kaluar, njerëzit po ndajnë në mediat sociale momente nga më të ndryshmet të heronjve dhe të mbijetuarve, që bënë gjithçka mundën për të ndihmuar ata që kishin nevojë më shumë.

Lauren Harkins ka ndarë një foto shumë emocionuese në Facebook. E fejuara e kushëririt të saj, Summer Clyburn, një nënë 22-vjeçare, mori një plumb për të shpëtuar partnerin e saj.

“Nëse ky nuk është përkufizimi i një gruaje të fortë, atëherë nuk e di se çfarë mund të jetë tjetër. Mori një plumb në shpinë nga një armë për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër dhe është ende e fortë për fëmijën e saj dhe për dashurinë e jetës”,  shkruan Harkins.

Clyburn vrapoi për të qenë afër të fejuarit të saj, Michael Gracia, por u qëllua papritur nga një armë. Clyburn po përpiqej të lidhte me këmishë plagën e partnerit të saj, kur u qëllua në shpinë.

Fatmirësisht, Gracia, oficer policie, u zgjua pas operacionit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Plaga e Clyburn nuk ishte kërcënuese për jetën. /b.l/noa.al/