
Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, që dyshohen të jenë pjesë e një bande kriminale, ku mes të arrestuarve është dhe Marjel Fierza, person me precedentë penalë.
30-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2010 dhe 2012. Gjatë momentit të arrestimin personave u janë gjetur dhe dy pistoleta.
Njoftimi i policisë Durrës:
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës, Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material, 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta, automjeti tip Porche dhe 6 telefona celularë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





