


Dy vite i ka zgjatur arratia shqiptarit të shumëkërkuar, 40-vjeçarit, Gëzim Kasemi nga Berati pasi ka përfunduar në prangat e policisë italiane një ditë më parë.
Kasemi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar qysh prej vitit 2015. 40 vjeçari akuzohet për vrasjen më 25 shkurt 1998 në Berat të 4 shqiptarëve.
Ai u akuzua në atë kohë për vrasjen e Burhan Tomorit, Abdyrrahim Tomorrit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Berat në sherr e sipër, ndërkohë që dy persona të tjerë mbetën të plagosur, e konkretisht Ramadan Eskiut dhe Vlash Shkurtit.
Gjykata e Tiranës e dënoi Gëzim Kasemin për vrasje e armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015, pasi kishte shlyer një pjesë të dënimit, Gjykata e Tiranës e la të lirë me kusht detyrim paraqitje pranë komisariatit të policisë.
Që prej atij momenti Gëzim Kasemi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë gjurmë duke u shpallur person në kërkim ndërkombëtar.
Policia italiane mundi ta arrestoj një ditë më parë në Bari. Aktualisht ndodhet në burgun e këtij qyteti në pritje të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





