
Një vajzë e re ka pësuar dëmtime dhe djegie të shumta, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:40, në banesën e shtetasit A.G., në lagjen Nr.2 në Laç, ku ka shpërthyer një bombol gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.
E reja ka qenë duke përgatitur mëngjesin në momentin që ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Për pasojë është lënduar 24-vjeçarja M.G., e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, ku pas ndihmës së marrë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe Prokuroria vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





