Transmetuar më 02-10-2017, 09:23

Fytyra merr krejt tjetër pamje, duke u dukur më fine dhe e hijshme. Bëhet fjalë për një detaj të veshjes i cili kthehet në modë këtë sezon vjeshtë-dimër.

Bëhet fjalë për kapelen e njohur franceze si beretë, e cila e bën çdo femër të duket si një zonjë apo zonjushë franceze.

Koleksionet e reja të sezonit, sidomos të Chanel dhe Dior, spikasin për këto lloj kapelesh, të cilat i japin femrës një hijeshi tjetër.

Kush nuk e ka blerë ende një beretë, duhet të nxitojë, pasi në këtë mënyrë do të duket me më shumë stil.

Gjithashtu kjo kapele është fare e lehtë për t’u mbajtur, dhe mund të zgjidhet stili që pëlqehet për t’u kombinuar me veshjet. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd