Transmetuar më 28-09-2017, 13:02

Adelina dhe Zanfina Ismaili janë dy nga motrat më të njohura të showbizit shqiptar, që kanë marrë famë më shumë se një dekadë më parë.

Por me përdorimin e rrjeteve sociale, dalëngadalë në skenë ka dalë edhe motra tjetër Ismaili, Ema.

Dhe përsa i përket Emës, ka qenë vetë Adelina ajo që ka dhënë sot lajmine  gëzueshëm se motra e saj së shpejti martohet.

“Nusja e ardhsme më e bukur nga të gjitha. Shpirti më i mirë. Forca ime. Mbretëresha ime. Ema ime!’-shkroi këngëtarja e njohur në një postim në Instagram, ku shihet Ema me një kurorë në kokë, me gjasa duke i marrë asaj mendim mbi aksesorët që i duhen për dasmën, që ende nuk dihet kur do të zhvillohet.

Vetë këngëtarja Adelina pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalëmtë cilin e pagëzpo me emrin Uliks. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd