Transmetuar më 13-09-2017, 18:24

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar pas betimit te Presidenti Ilir Meta, u nisën drejt Kryeministrisë për të mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë.

Por teksa po kalonin rrugën, me në krye Edi Ramën, ministrat kanë kaluar me semafor të kuq tek Presidenca.

Më tej ata janë ndalur në kryqëzimin tjetër duke respektuar rregullat e qarkullimit.

Rama me ministrat e kabinetit të dytë qeveritar, morën “bekimin” te Presidenti Ilir Meta, në orën 17.00.

Në vijim nën drejtimin e kreut të qeverisë u nisën drejt Kryeministrisë, në të parën mbledhje zyrtare të Këshillit të Ministrave. /a.y/noa.al