Arjola Shehu, ish-moderatorja e InTv, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” programin që do të drejtojë në Tv Klan.
Hyrjes më të re në këtë ekran i është besuar një program gatimi. “Kush vjen për drekë” është titulli që mban emisioni i Arjolës, i cili do të transmetohet pikërisht në orarin e drekës.
Moderatorja, duke dashur të ruajë deri në fund surprizat, nuk ka rrëfyer shumë detaje për përmbajtjen e tij.
Megjithatë ajo ka zbuluar se për çdo ditë, programi do të ketë dy të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës, të cilët jo vetëm do të vijnë për të shijuar drekën, por edhe për të gatuar.
“Kush vjen për drekë” do të nisë transmetimin këtë të hënë, më 11 shtator. Të tjerat, Arjola nuk i zbulon.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd