Transmetuar më 06-09-2017, 21:58

Një veprim skandaloz mund të konsiderohet hedhja në tokë e flamurit shqiptar dhe atij të Kosovës, në një ceremoni fetare, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Fotot, të shpërndara në profilin zyrtar në facebook të kreut të shtetit të Kosovës, tregojnë dy flamujtë të cilët janë hedhur në një cep, pa kurrfarë respekti për simbolet komëtare.

Ndërkohë, një faqe online, “Presheva.com”, ka dënuar këtë veprim, ndërsa foton e publikuar e shoqëron me diçiturën, “Përdhoset flamuri i Kosovës afër presidentit Thaçi”.

Ende nuk ka një reagim, apo shpjegim për këtë neglizhencë, që për nga pamja tingëllon vërtetë fyese, dhe më keq akoma, ka ndodhur në një tempull fetar.

Sa i përket organizimit të ceremonisë, kishte të bënte me shugurimin e katedrales Shën Tereza, një aktivitet që vjen në kuadër të 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të bamirëses, dhe 1 vit nga shenjtërimi i saj. /k.k/noa.al/