Transmetuar më 29-08-2017, 21:54

Është përuruar në Çarshi të Shkupit sheshi “Skënderbej”, me aktivitete kulturore e artistike të cilat do të zgjasin për disa ditë me radhë.

Kjo festë është pritur me interes të madh, ku të pranishmit kanë shijuar larmishmërinë e organizimeve në shesh.

Kjo është nata e dytë e aktiviteteve kulturore. Mbrëmjen e djeshme, u bë hapja me koncertin e Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar.

Aktivitetet janë parashikuar të zhvillohen deri në datën 5 shtator, ndërsa ky shesh është konsideruar si projekti më i madh urbanistik në Komunën e Çairit të Shkupit. /k.k/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd