Transmetuar më 22-08-2017, 13:41

Gjenden kockat e një njeriu në Malin e Thatë, në Koritë të Gostivarit.

Gjetjet janë bërë nga kërkimet e speleologëve, të cilët kanë konstatuar po ashtu edhe pjesë të një granate të aktivizuar, pushkë gjahu dhe rroba të ndryshme.

Gjithçka e gjetur është çuar për ekspertizë, ndërsa ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjithçka është gjetur në një shpellë, në datën 18 gusht.

Pas kontrollit në fundin e shpellës, sendet e gjetura janë fotografuar dhe po bëhen eksperitë nga ekspertë italianë.

Këta të fundit, prej dy vitesh po qëndrojnë në Maqedoni duke bërë ekspertizë në disa vendbanime me shqiptarë, ku dyshohet se janë vrarë shumë vite më parë dhe janë groposur nëpër shpella të ndryshme. /k.k/noa.al/