Transmetuar më 18-08-2017, 13:39

Shpesh prindërit shqetësohen kur fëmijën e zë lemza, por kjo është diçka që nuk ka pse t’ju vendosë në merak. Lemza tek bebet është një fenomen shumë normal dhe arsyet që e shkaktojnë janë si më poshtë.

Përse një bebe e zë lemza? Si shkaku kryesor i lemzës do të konsiderohet një lëvizje e pavullnetshme e diafragmës, pra i muskulit që ndajnë barkun nga zona e gjoksit, e cila pasohet nga një mbyllje e shpejtë e fytit (glotidi). Shfaqet më shpesh tek fëmijët deri në moshën 18 muajshe, shkruan portali përnënat.  Ajo shkaktohet nga:

• Refluksi gastro-ezofageal. Kjo shfaqet shpesh tek bebet të cilët gjatë pirjes thithin ajër, duke bërë që edhe diafragma të lëvizë. Kjo mund të ndodhë edhe në momentin që fëmija do të gromësijë.

• Të qarat e vazhdueshme. Edhe një krizë e fortë të qarash mund të shkaktojë lemzën si pasojë e ajrit që ka thithur gjatë të bërtiturave.

• Uljet e temperaturës. Ky është një fenomen disi i paqartë nga këndvështrimi shkencor. Kjo mund të shfaqet zakonisht gjatë ndërrimit të bebelinës apo edhe pas banjës.

Si të veprojmë?

Edhe pse sapo e keni hequr nga gjiri duhet ta vendosi sërish dhe me disa gëlltitje lemza do të largohet. Gjithashtu edhe teshtima mund ta largojë lemzën prandaj mund të përkëdhelni lehtë hundën e fëmijës. Nëse lemza është e shpeshtë duhet të flisni me mjekun.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd