Transmetuar më 13-08-2017, 08:30

Një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Shkodër mëngjesin e kësaj të dielë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur Lek Nikolli, 50 vjeç i cili udhëtonte i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit.

Lek Nikolli, me detyrë punonjës i policisë kufitare në Shëngjin ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Benz", kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/