Transmetuar më 10-08-2017, 13:47
Miss Universi i vitit 2015, modelja dhe aktorja filipinase Pia Wurtzbach i’u nënshtrua publikisht testit të Hiv.
“I inkurajoj që të gjithë që ta bëjnë”, deklaroi Pia, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë të OKB.
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në zonën e Azisë lindore, Filipinet, janë vendi me shifrat më të larta të të prekurve të Hiv-Aids.
Në gjashtë vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve me 140%.
Bërja e analizës publikisht ishte lloj sensibilizimi prej saj, për shkak të ndikimit që ka në vend. /a.y/noa.al