Transmetuar më 09-08-2017, 16:55

Pak ditë më parë këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, i dha fund beqarisë, duke u martuar me të fejuarin e saj Turjan Hyska.

Çifti këto ditë ndodhet në muaj mjalti, ku pas Amsterdamit, qershia mbi tortë, është bregu i Tajlandës.

Ditën e sotme Orinda ka publikuar një fotografi në Instagram nga Phuket, në Tajlandë.

“Vera e dashurisë”, shkruan si diçiturë të fotos, ku shihet me bikini duke kërcyer buzë detit.

Nusja e re duket në superformë, e veshur me bikini të bardha, ndërkohë që nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momentet e lumturisë së saj. /a.y/noa.al